25-11-2024

30 biznese të udhëhequra nga gratë në Prizren pritet të përfitojnë subvencione

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me Shqipe Breznicën, nga organizata gjermane “Help” në Kosovë, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës 30 biznese të udhëhequra nga gratë në Prizren, që operojnë në fushën e Efiçencës së Energjisë, do të përfitojnë subvencione, me qëllim të përforcimit të biznesit të tyre.

Në kumtesën nga Komuna, thuhet se Haskuka theksoi se në kuadër të projektit të paktën 30 biznese do të mbështeten për të filluar ose zhvilluar bizneset e tyre ku do të përfitojnë:

May be an image of 2 njerëz dhe people standing

Donacion për pajisje me vlerë mesatare prej 2,649.00 Euro, Organizimi i biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit, si dhe do të bëhet Monitorimi i bizneseve të mbështetura./GazetaePrizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.