19-05-2024

Këto janë lokalitetet e rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid-19

Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka pasur një rënie prej 23 rasteve të prekura nga Covid-19 në nivel vendi.

Po ashtu rënie ka edhe në Prizren, pasi numri i tyre është 38 apo 19 më pak se dje kur ishin 57 raste, raporton  Gazeta e Prizrenit

Brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit është raportuar një raste të vdekjes: Prizren 1 rast (72 vjeç).

Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.303 mostra, prej të cilëve rezultuan 318 raste pozitive.

Sa i përket Prizrenit, 13 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa të tjerët nga fshatrat, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

No photo description available.

Asnjë koment

Comments are closed.