30 raste të reja me COVID-19, pas dy muajve 24-orësh pa të vdekur

Tridhjetë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 2.347 mostra të marra apo 1.27 për qind.

Ky është 24-orëshi i parë pas dy muajve që nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi. Për herë të fundit ndodhi më 9 gusht.

Janë shëruar 94 persona. Ndërkohë janë edhe 1.676 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë administruar gjithsej 10.736 doza të vaksinës anti-COVID. Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 1.407.955 doza.