“Gazeta e Prizrenit” pak më parë raportoi se një person, rreth 30 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në Prizren.
Policia e ka konfirmuar rastin, ndërsa duke ju referuar mjekëve bën të ditur se dyshohet që viktima ka kryer vetëvrasje.
Burime të portalit Gazeta e Prizrenit bëjnë të ditur se viktima me inicialet E. Q është nga Duhla e Suharekës, por u gjet në një banesë në Prizren.
Ndërkaq, Policia konfirmoi se për rastin është njoftuar sot, rreth orës 16:45, kur ishte raportuar se një person pa shenja jete është në urgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
/ Gazeta e Prizrenit /
Lexo edhe: