21-09-2026

Ndryshim i motit: Bora zbret në male – goditje e fortë e të ftohtit

Gjatë ditës së sotme, moti u karakterizua me vranësira të shpeshta dhe me ulje graduale të temperaturave, si pasojë e masave më të freskëta, pas vlerave të ditëve të fundit që arritën rreth 30°C. Në zona të caktuara pati edhe reshje të izoluara shiu.

Të mërkurën fillon zyrtarisht vjeshta astronomike. Moti do të vazhdojë me diell dhe vranësira të shpeshta, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar shiu në ultësira, ndërsa në zonat malore priten reshje të izoluara bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta për shkak të masave të ftohta.

Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë. Temperaturat do të zbresin afër pikës së ngrirjes, ndërsa gjatë ditës do të shënojnë rritje, me vlera maksimale pak më të larta se të mërkurën.

Nga dita e premte, sërish do të depërtojnë masa të ftohta, me ç’rast priten vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

Të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira, ndërsa masat e ftohta pritet të zbehen dhe temperaturat të shënojnë rritje të lehtë.

Nga dita e diel pritet të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë rritje.

Asnjë koment

Comments are closed.