01-07-2026

300 euro gjobë për shoferin e kamionit në Prizren, nuk siguroi ngarkesën

Gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një kamion që transportonte blloqe ndërtimi, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Bazuar në njoftimin e policisë, gjatë kontrollit është konstatuar se drejtuesi i kamionit nuk kishte siguruar ngarkesën, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.
Për këtë shkelje, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro ndaj personit juridik, kompanisë pronare të automjetit.

Asnjë koment

Comments are closed.