Prodhues vendorë nga e gjithë Kosova po marrin pjesë në “Panairin e Prodhimeve Vendore 2019” që po mbahet në sheshin e Dëshmoreve në Prizren.
Në gjithsej 27 shtande prodhues të ushqimeve, veshmbathjeve e prodhimeve artizanale po marrin kështu pjesë në organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në këtë qytet.
Ata kanë mundësinë të shfaqin produktet e tyre para vizitorëve të panairit që nga shtuna për dy ditë rresht në afërsi të shatërvanit.
Edhe vizitorët u panë të kënaqur me produktet si dhe çmimet me të cilat ofrohen ato, njofton Klan Kosova.