Eskalon protesta e shqiptarëve në Shtutgart, ka të arrestuar
Mijëra shqiptarë vërshuan kryeqendrat e rajoneve të Gjermanisë, për të protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për krerët e UÇK-së.

Derisa në disa qytete si Koln e Mynih, protesta ishte pa ndonjë incident, e njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Shtutgartin.

Burime të IndeksOnline nga vendi i ngjarjes pohojnë se në protestë ishte i nevojshëm intervenimi i njësiteve speciale të policisë gjermane.
Kjo rezultoi me arrestimin e disa protestuesve.
Më poshtë pamje:
