35 milionë euro dëmi fillestar, Ramiz Kelmendi: Kam stabilitet, asnjë pagesë nuk do vonohet
Ngjarja fatmirësisht ka kaluar pa pasoja në jetët e njerëzve.
Pas kësaj, pasdite për zjarrin e madh ka reaguar edhe vet Presidenti i Kompanisë ‘Elkos Group-Etc’ Ramiz Kelmendi i cili ka siguruar se ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa. Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.
Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet nga ana jonë!-ka thënë Kelmendi.
Krahasa reagimit Kelmendi ka nxjerrë një foto nga shtëpia e tij që htë në afërsi të vendin ku ka ndodhur zjarri, e ku shihet i shoqëruar me nipa e mbesa.
Reagimi i plotë:
‘Të nderuar qytetarë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të punës,Sot më datë 25.03.2023 ende pa i ditur shkaqet, siç tashmë jeni të njoftuar nga mediat, ka ndodhur një zjarr i madhë në Qendrën e Depozitimit dhe Tregtimit që ne e kemi të quajtur Depo e Importit dhe Elkos Center.Personalisht, në atë qark kohor isha në punishte, e cila gjendet mu pranë qendrës dhe me të vërejtur tymin, instektivisht së bashku edhe me punëtorët prezent te ekipit të ndertimit kemi ndërhyrë në tentim qe me aparatet e zjarrëfikësve të ndalojme zgjerimin, por që të gjithë jemi asfiksu nga tymi i dendur.Zjarri, po dyshohet të ketë filluar rreth orës 08 e 15 minuta, ndërsa është shpërfaqur rreth orës 08 e 30 minuta.Në kohën kur ka filluar zjarri në depo nuk ka pasur asnjë punonjës të Kompanisë time (orari fillon nga ora 09:00 deri në ora 17:00).Punonjës të ndërtimit të asfiksuar, fatmirësisht të liruar në shtëpi, do ju qëndrojmë afër sipas nevojës!Dëmet në vlerësimin e para, nga ajo që kam informacion deri në këtë fazë, janë rreth 35 milion euro me çmime të kostos/malli ka qenë me strukturë jo-ushqimore. Numri i të punësuarve në këtë objekt ka qenë rreth 250.Objekti i shkatërruar nga flakët ka sipërfaqen rreth 67 mijë metra katror.Miq dhe ju bashkëpuntorë e të punësuarë,Ju falënderojë nga zemra për mbështetjen, përkrahjen që më ofruat në këtë ditë të vështirë.Falëndrojë organet përkatëse, Zjarrëfikësit, Policinë, Emergjencat dhe mekanizmat përcjellës relevant, për angazhimin!Ju siguroj se, ‘Elkos Group’ ka një stabilitet të qëndrueshëm financiar dhe nuk ka hapësirë që asnjë nga furnitorët (prodhuesit vendor) të ndjehet i rrezikuar që obligimet e tyre do vonohen në pagesa.Punëtorët që janë të prekur nga ky zjarr, (departamentet përkatëse), do të sistemohen menjëherë, deri në ndërtimin e objektit të ri.Asnjë obligim ndaj institucioneve bankare nuk do të prolongohet nga ana jonë!Shëndeti të na punoj, Natyra është mbi të gjithe ne!’-shkruan Ramiz Kelmendi