Sadiku siguron medalje në Evropian, tani e pret dueli me përfaqësuesen e Serbisë për finalen e madhe

Sadiku në çerekfinale të kategorisë deri në 60 kilogramë e mposhti bindshëm boksieren holandeze Maud van der Toorn, me rezultat 5:0.
Në gjysmëfinale, Sadiku do të përballet me serben Kristina Kuluhova, e cila garon për Serbinë.
Kjo përballje sjell një tjetër duel mes dy boksiereve, pasi Sadiku e kishte mposhtur Kuluhovën në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë.
Me kalimin në gjysmëfinale, Sadiku tashmë e ka të sigurt një medalje nga Evropiani.
