35-vjeçari në Dragash ushtron dhunë ndaj të dashurës, 20-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë
Në Dragash, një 35-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës 20-vjeçare, me të cilën bashkëjeton.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se çifti ka përfunduar në emergjencë si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar gjatë konfrontimit.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka intervenuar dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Dhunë në familje” dhe masën e ndalimit policor.