30-09-2026

Prizren: Këta janë dy të arrestuarit në aksionin për fa*jde

Dy persona janë arrestuar dje në kuadër të operacionit policor për fajde në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për V. Hasanin dhe D. Elshanin, të cilët janë arrestuar pas veprimeve hetimore të zhvilluara nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Prokurorinë Themelore në Prizren.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Hasani dyshohet për veprat penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, Elshani dyshohet për “Dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, shkruan Sinjali.

Hetimet lidhen me dyshimet se ndaj viktimës është ushtruar presion në vazhdimësi me qëllim të realizimit të interesit nga fajdeja, duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij.

Si pasojë e këtyre veprimeve, viktimës dyshohet se i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Gjatë operacionit janë kontrolluar edhe dy lokacione në fshatin Randobravë të Prizrenit, ku janë sekuestruar prova materiale që mund të lidhen me rastin.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rolin e secilit prej tyre dhe përmasat e dëmit të shkaktuar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:

Prizren: Sot (e mërkurë) në këto zona paralajmërohet ndërprerje e rrymës

Asnjë koment

Comments are closed.