23-11-2024

379 mësues të infektuar, 47 shkolla kanë kaluar në sistemin e mësimit online

Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë është shkolla me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus.

Në këtë shkollë deri mw tani janë infektuar 30 nxënës dhe 7 mësimdhënës, duke shkaktuar mbylljen e shkollës dy herë radhazi për nga dy javë.

Megjithëkëtë, zëvendësdrejtori tregon se numri i të infektuarve është i ulët krahas numrin të përgjithshëm të nxënësve dhe situata është e menaxhueshme.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, deri mw tani në nivel vendi janë infektuar 379 mësimdhënës, nga të cilët janë shëruar 149.

Ndërsa numri i nxënësve të infektuar ka arritur në 225, prej të cilëve aktiv janë 161.

Si rrjedhojë 47 shkolla në tërë vendin janë duke zhvilluar procesin mësimor tërësisht online, Peja me 9 shkolla, pasuar nga Prishtina me 8 e Vushtrria me 6.

Megjithëkëtë, autoritetet nuk janë duke paraparë kalimin e tërë shkollave në mësim online.

Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Përkatësisht po operojnë bazuar në udhëzimet e përgjithshme për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë. Shkollat nuk po mbyllen por mësimi po organizohet konform udhëzimeve sipas tri skenarëve. Skenari i parë është tërësisht në shkolla, skenari i dytë është ndarja e nxënësve në dy grupe A-B të cilët me rrotacion ndjekin mësimin një javë në shkollë një javë online dhe skenari tre tërësisht online. Skenarët aplikohen bazuar në numrin e të infektuarve./Top Channel

Asnjë koment

Comments are closed.