19-04-2024

Konfirmohet vdekja e 29 vjeçares shtatzëne nga Covid-19, nga Prizreni

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 29 vejçares shtatzëne e cila ishte e infektuar me COVID-19

“QKUK njofton se sot, në Mjekimin Intensiv Qendror Covid, ka ndërruar jetë një grua shtatzënë nga komuna e Prizrenit, e lindur në vitin 1991. Ajo ishte e diagnostikuar me Covid-19 dhe fillimisht ishte pranuar në Klinikën Infektive, por për shkak të komplikimeve, ishte transferuar në njësinë intensive Covid”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimi në ritestimin e datës 17 nëntor, ajo kishte rezultuar negativ, por vazhdonte të kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, ajo pas disa ditësh mjekimi nuk arriti të mbijetonte”, vazhdon njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.