22-11-2024

40 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar në Infektivë, 6 në gjendje më të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Klinikën Infektive të QKUK, sot më 31 mars 2020 janë të hospitalizuar 40 pacientë me Covid 19.

Sipas një njoftimi, theksohet se 34 të sëmurë janë në gjendje stabile ndërsa 6 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

MSH-ja thotë se sa i përket stafit të Klinikës Infektive, deri sot ka 3 infermiere të infektuara me Covid-19, prej të cilave dy janë të pranuara në klinikë për trajtim mjekësor, ndërsa njëra është e vet-izoluar në shtëpi.

“I gjithë stafi i Klinikës Infektive është i trajnuar për përdorim të masave mbrojtëse personale, mirëpo edhe përkundër kësaj, duke pasur parasysh natyrën e infeksionit Covid, asnjëherë nuk ka siguri një qind për qind”, përfundon njoftimi.

Asnjë koment

Comments are closed.