19-04-2024

Badalli: Prizreni po shqyrton ndarjen e fondit prej 500 mijë eurosh për pandeminë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, Sulltan Badalli, pas takimit që ka pasur me shefat e grupeve të kuvendarëve dhe kryetarin e Komunës Mytaher Haskuka, ku është diskutuar për gjendjen aktuale shkaku i pandemisë,  ka njoftuar se deri tash nuk është parë e arsyeshme mbajtja e ndonjë mbledhje të jashtëzakonshme e KK-së, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas tij, po ashtu po shikohet edhe ndarja e fondit buxhetor për epideminë Covid-19, në vlerë rreth gjysmë milion euro.

Komunikata e plotë nga Badalli:

“Takimin e kam ftuar, me qellim qe te njihemi nga afer me gjendjen aktuale ne te cilen jemi, ne kete kohe pandemie. Kryetari ka dhene informate mbi gjendjen ne komunen tone, masat qe jane ndermarrur, shperndarjen e ndihmave per familjet ne nevoje etj.

Gjithashtu ka pasur debate, pyetje e pergjigje, lidhur me gjendjen aktuale qe po kalojme. Ne theks te veçante ka qene edhe fondi-ndarja buxhetore per epidemine Covid-19, fond ky qe eshte per momentin diku mbi 500. 000€, por mbetet qe edhe njehere te shohim gjendjen aktuale buxhetore te kategorive mallra e sherbime dhe subvencioneve.

Prandaj, te nderuar kolege, deri ne kete kohe nuk e kemi pare te arsyeshme te thirrim mbledhje te jashtzakonshme. Do te jeni te informuar per çdo veprim dhe levizje qe do te kemi”, tha kryesuesi Badalli”, ka deklaruar Badalli. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.