23-04-2024

47 aktakuza ndaj 50 personave gjatë 24-orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 47 aktakuza kundër 50 personave nga Prokuroritë themelore në Kosovë, shkruan ‘GazetaePrizrenit.net’.

Sipas njoftimit, aktakuzat kanë të bëjnë me vepra të  ndryshme penale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Asnjë koment

Comments are closed.