23-04-2024

50 mijë euro për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte në Prizren

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe komuna e Prizrenit kanë nënshkruar sot një marrëveshje për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte në Prizren.

Kryetari i Prizrenit Mytager Haskuka dhe ushtruesi i detyrës së MMPH-së, Fatmir Matoshi kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit në ndërtesën e Komunës, e ku kanë shpjeguar qëllimin e kësaj marrëveshje.

 

Ai po ashtu ka falënderuar ushtruesin e detyrës së ministrit të mjedisit, për këtë dhe projekte të tjera.

 

Matoshi në anën tjetër ka folur për projektet e përbashkëta të Ministrisë më komunën e Prizrenit, duke shprehur gatishmërinë për ë bashkëpunuar me qeverisjet lokale.

Ai ka thënë që është e paraparë që të zgjas deri 3 vjet ndërtimi i deponisë, ani pse shpreson që edhe para kësaj kohe ajo të përfundojë.

Ai ka përmendur edhe projektet tjera që mbështet MMPH-së në Prizren, si impiantin e ujërave të zeza dhe gyp-sjellësin në rrugën “Janina” dhe “Nëna Terezë”. Impianti sipas Matoshit arrin vlerën deri në 923 mijë euro që MMPH do t’i paguajë gjatë këtij viti. Një projekt në fushën e mjedisit tjetër u përmend edhe mbjellja e druve dekorativ përgjatë rrugës Prizren- Suharekë që do të realizohet në vjeshtën e këtij viti.

Matoshi ka thënë se kryetari Haskuka e ka derën e hapur në ministri për të gjitha problemet që ka dhe ndihmës që i duhet për komunën.

Në fund të takimit Matoshi dhe Haskuka kanë dalë po ashtu e biçikleta në sheshin e Prizrenit për të shënuar ditën e lëvizjes pa makina dhe për të promovuar lëvizjen me biçikleta për shëndet të mirë dhe ajër më të pastër./indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.