26-11-2024

54 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Shërbimi Klinik Spitalor i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID të QKUK-së, por edhe në spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 516 pacientë, prej tyre 410 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 406 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 220 pacientë: 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 161 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 183 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 82 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 38 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive dhe Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 296 pacientë: 23 prej tyre në gjendje të rënduar, 249 të konfirmuar pozitivë dhe 223 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 54 pacientë, Spitali i Gjakovës, 54 pacientë, Spitali i Pejës, 71 pacient, Spitali i Gjilanit, 37 pacientë, Spitali i Ferizajt, 38 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë.

Asnjë koment

Comments are closed.