24-11-2024

56 foshnja të lindura gjatë javës në Prizren

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë javës që shkoi pas janë regjistruar 56 fëmijë të porsalindur,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe dominojnë meshkujt, pasi 30 janë të gjinisë mashkullore, kurse 26 foshnja vajza.

Një lindja ka qenë gemellare, pasi një nënë ka lindur binjak.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.