24-04-2024

Bie numri i të arrestuarve në Prizren

Në komunën e Prizrenit dhe të Suharekës ka vazhduar edhe më tej ndalimi i personave, të cilët nuk zbatojnë vendimet e Qeverisë lidhur me pandeminë COVID-19, por për dallim nga ditët e fundit,  gjatë 24 orëve të fundit, ka pasur më pak të arrestuar.

Sipas policisë, në këto lokalitete janë ndaluar 4 persona, të cilët më pas janë liruar me procedurë të rregullt, raporton Gazeta e Prizrenit.

Komunikata e policisë për rastet:

MOSVEPRIM SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË EPIDEMISË
• Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.04.2020 – 12:32. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Ekrem Rexha, Prizren 26.04.2020 – 12:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Suharekë, Prizren 26.04.2020 – 15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

• Suharekë, Prizren 26.04.2020 – 15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullte.

 

Asnjë koment

Comments are closed.