Kukësi bllokohet nga reshjet e shiut

Reshjet e dendura, probleme me rrugët dhe energjinë në Kukës.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit. Reshjet nisën orët e para të mëngjesit dhe kanë përfshirë të gjithë verilindjen.

Ndërkohë në rrugët e qytetit ka prezencë të madhe uji. Shiu ka sjellë shkarje dherash dhe inertesh në Kukes-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi.

Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona./ABCnews.al