19-05-2024

6 të arrestuar, mes tyre 4 nga Shqipëria për posedim të narkotikëve gjatë natës në Marash

6 persona, në mesin e të cilëve 4 shtetas të Shqipërisë janë arrestuar shkaku i posedimit të substancave narkotike, në dy raste të ndara, gjatë orëve të natës në Marash të Prizrenit, , transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e policisë gjatë 24 orëve, thuhet se në rastin e parë është arrestuar i dyshuari mashkull, shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 13.31 gram. Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër, po ashtu në Marash janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj dhe dy femra, një prej tyre mashkull shqiptar nga Kosova, ndërsa të tjerët shtetas-e të Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit në tendën  ku ata qëndronin janë gjetur dhe sekuestruar: 150 tableta substancë e dyshuar e llojit “Extasy”,  1.6gram kokainë, 50 gram marihuanë, 40 €, një peshore digjitale për matje, riza mbështjellëse, dhe një pllakë  që shërben për përgatitje e  substancave.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit  tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dy femra janë liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.