6-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat e ndërtesës 7-katëshe në Turqi
Një djalë gjashtë vjeçar u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese 7-katëshe të shembur të martën, disa orë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore.
Pas shpëtimit të Eymen rreth orës 17:50 me orën lokale (14:50 GMT), ekipet po vazhdonin përpjekjet për të shpëtuar nënën e tij.
Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës me qendër Kahramanmaras është rritur në 4,544, sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, së bashku me mijëra të tjerë të plagosur. Provincat e tjera të prekura janë Gaziantep, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Sirinë fqinje, duke shkaktuar dëme të mëdha.