10-12-2024

61-vjeçarja në Shkup sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Një grua në Shkup ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare.

Gruaja ka lindur para disa ditësh në Klinikën Gjinekologjike në Shkup.

Ajo konsiderohet të jetë gruaja më e vjetër që ka lindur fëmijën e saj të parë në Maqedoni.

Sipas informacioneve të deritanishme, nëna dhe foshnja janë në gjendje stabile, derisa fëmija është ngjizur përmes procedurës in vitro, raporton tv21.

Më shumë detaje sot pritet të japë drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Irena Aleksiovska Papestiev.

Asnjë koment

Comments are closed.