18-05-2024

65-vjeçari nga Kosova “blinte” me 300 euro nuse për djemtë e tij në Zvicër, atje i torturonin

Një burrë nga Kosova po akuzohet se ai dhe djemtë e tij për 16 vjet i kanë keqtrajtuar tanimë katër gra duke i mbajtur si skllave në shtëpinë e tyre në Zvicër.

Për mbi një dekadë e gjysmë, nuk u zbulua. Por, tani babai dhe katër djemtë e tij do të përballen javën tjetër me drejtësinë.

Ata do të dalin para gjykatës rajonale në Moutier të Bernit.

Sipas aktakuzës ai i kishte blerë vajza nga mosha 14 dhe 17 vjeçare si “bashkëshorte” për djemtë e tij, duke i sjell nga Ballkani për në Zvicër.

E viktimat sipas raportimit të gazetës zvicerane “Blick” ishin keqtrajtuar dhe ishin mbajtur si skllave për 16 vjet.

Vajza e parë e cila ishte sjell nga Shqipëria në vitin 2003, atëbotë i kishte vetëm 17 vjet.

Siç raporton gazeta ajo e kishte parë burrin e saj vetëm përmes fotografisë.

Ndërkaq një 14-vjeçare thuhet se ishte shitur nga prindërit e saj për vetëm 300 euro, për shkak të kushteve të vështira.

Viktima iu ishte premtuar se do ta kishin një jetë më të mirë.

Por, krejt kjo si duket iu doli kurth.

Ato janë rrahur fizikisht e madje ishin kërcënuar me vdekje.

Sipas aktakuzës njëra nga ato do të duhej që edhe t’ua lante këmbët kunetërve.

Krejt direktivat thuhet se djemtë i kishin marrë nga babai i tyre.

Madje “vjehrri” i kishte rrahur ato mbi 20 herë me rrip.

Burri nga Kosova theksohet se njërën nga viktimat e kishte rrahur derisa e kishte gjakosur edhe pse ajo ishte shtatzënë.

Akuzat janë mohuar nga të pandehurit.

Artikullin e plotë mund ta gjeni KËTU

Asnjë koment

Comments are closed.