Prizren: Gjyqi vendosi për Kajmakqin, i shiti 3 mijë dollarë amerikanë fals
I dyshuari për falsifikm të parasë që ra në prangat e Policisë më 23 gusht në Prizren ka përfunduar në paraburgim. Ai u kap me mbi 3 mijë dollarë fals. Gjykata sot ka marrë vendim për caktimin e masës së sigurisë.
I dyshuari B. Kajmakqi, ditën e arrestimit, në orët e mesditës, duke ditur se paratë ishin të falsifikuara, ka vënë në qarkullim kartëmonedhat dollarë amerikan, që ia ka shitur dikujt në këmbim të 1.000 eurove para origjinale,
“Me datë 23 gusht, në orët e mesditës, duke ditur se paraja është e falsifikuar vë në
qarkullim kartëmonedhat dollar amerikan në atë mënyrë që i pandehuri personit …. i
shet 3,250 dollar Amerikan në këmbim të 1000 eurove para origjinale” njoftoi Gjykata.
Me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, edhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit dhe faktin që i dyshuari është kapur në flagrancë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. G. S.