05-10-2024

Ballkani mposht Shkupin dhe shkruan histori të futbollit kosovar

Shkupi-Ballkani mbrëmjen e sotme ka shkruar historinë në një kompeticion europian. Të besuarit e Ilir Dajës ia dolën të kalonin skuadrën tjetër shqiptare, Shkupin për të prekur në këtë mënyrë grupet e Conference League, një arritje historike për një ekip nga Kosova.

Djemtë nga Suhareka shënuan të parët në “Fadil Vokrri” në minutën e 70’ , kur Meriton Korenica do të ndëshkonte miqtë dhe duke e afruar më tepër me kualifikimin skuadrën e tij, pasi kanë fituar edhe takimin e parë me shifrat 2-1.

Shkupi nuk ia doli të përmbyste rezultatin e takimit të parë, pasi kishte dhe fatin kundër, teksa që në minutën e parë Xhelil Adbullai “lë në baltë” shokët, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtme

Në këtë mënyrë shkupjanët i dhonë “lamtumirë” Conference League me një paraqitje dinjitoze, ndërsa nga ana tjetër Ballkani vazhdon “ëndrrën” europiane. /f.a/abcnews.al

 

Asnjë koment

Comments are closed.