69-vjeçari në Malishevë në telashe me djalin, e gjuan me gurë dhe i kërkon ia kërkon pasurinë si djemve të tjerë
Një 69-vjeçar nga fshati Carallukë i Malishevës e ka denoncuar djalin e tij në Polici, gjatë ditës së djeshme, pasi i njëjti dyshohet se e ka gjuajtur me gurë. Ankuesi ka raportuar në Polici se motivi i sulmit të të birit është pasuria që ai kërkon t’ia ndajë.
Siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari 32-vjeçar e ka gjuajtur babain me gurë dhe i ka kërkuar që edhe atij t’ia ndajë pasurinë siç ka bërë me djemtë e tjerë.
Pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që të intervistojë një dëshmitar, i cili ka deklaruar se i riu e ka gjuajtur me gurë babain, por fatmirësisht s’ka arritur ta qëllojë.
Përveç dëshmitarit, Njësia e Hetimeve ka marrë në intervistë edhe të dyshuarin, ndaj të cilit prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti për dhunë në familje.