Një 27-vjeçari në Paris iu deshën vetëm 30 minuta kohë mbi litar për t’i rrëmbyer vëmendjen qindra njerëzve në kryeqytetin francez. Ngjitësi eci për gjysmë ore në litarin e lidhur mes Kullës Eifel dhe Teatrit Kombetar, duke mahnitur kalimtarët me ekuilibrin e tij të jashtëzakonshëm, pa rrezikuar as edhe njëherë rrëzimin.
Fillimisht qetësi dhe frikë…më pas duartrokitje dhe brohorima.
Ngjitësi francez Nathan Paulin ja doli të ecë, pa rrezikuar për asnjë moment, mbi litarin që qëndronte 70 metra mbi tokë, lidhur në katin e parë të Kullës Eifel në Paris dhe teatrit Chaillot përballë saj.
Lexo edhe:
Tahir Hoxha, profesori që ia kushtoi jetën teknologjisë informative
27-vjecari arriti të ecë krejt I lirë, edhe pse i lidhur për sigurinë e tij fizike, mbi litarin 600 metra të gjatë, madje nuk u mjaftua me kaq. Për t’ia bërë më të bukur spektaklin, qindra vetëve që po e ndiqnin me kuriozitet, u ul për disa minuta e madje edhe u shtri mbi litar.
E gjithë performanca mbi litar zgjati 30 minuta.
“Ishte e jashtëzakonshme. Kjo performancë në Kullën Eifel, me pamjen simetrike të dy kullave përballë, ishte vërtet shumë e bukur nisja nga Kulla Eifel. Është një nga vendet më të famshme të botës, por ta zbulosh nga qielli, është vërtet e jashtëzakonshme. Munda të shijoj pamjet e të gjithë Parisit, por më pas u përqendrova tek ajo që kisha përpara”, shprehet Nathan Paulin.
Nathan ka ecur për herë të parë mbi litar 10 vjet më parë. Thotë se nuk ka qenë e lehtë të mposhtë frikën.
“Kur isha i vogël kisha frikë nga lartësitë, marrje mendsh por mësova ta përballoja. Gjatë performancës nuk e ndjej më, nuk kam më frikë dhe asnjë problem. Ndonjëherë ndjej stres kur nis por asgjë tjetër”, thotë ai.
Për herë të parë në 2019, 27-vjeçari ka ecur në lartësinë e 150 metra, përsëri në Paris, mes dy qiellgërvishtëseve, duke vendosur një rekord të ri botëror.
“Kjo provë ishte e jashtëzakonshme sepse nuk është e lehtë të ecësh 600 metra mbi litar, të qëndrosh I fokusuar pavarësisht asaj që të rrethon. Në fakt ishte më e lehtë nga sa e kisha imagjinuar, ndaj ishte shumë e bukur. Jam i lumtur që ja arrita dhe që e ndava këtë eksperiencë me të tjerët”, shprehet ai./A2