Avdullah Hoti: Ekonomisë i mungojnë 500 milionë, reagon ministri Murati
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së vendit këtë vit janë duke i munguar 500 milionë euro.
Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se bilanci bankar dhe investimet kapitale për nëntë mujorin e parë të këtij viti nuk janë pozitive.
“Me raportin 9 mujor të vitit 2022, ka qenë niveli i shpenzimeve kapitale për nivelin qendror dhe bilanci bankar, bilanc bankar dyfish më shumë se sa që është i nevojshëm, dhe investime kapitale më të ulëta ndonjëherë që ka parë Kosovë në 20 vjet, sipas vlerësimeve të mia, sot ekonomisë i mungojnë rreth 500 milionë euro”, ka thënë Hoti.
Pas kësaj deklarate të Hotit, ka reaguar ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka thënë se kjo shifër prej 500 milionë eurove është manipuluese dhe nuk është e vërtetë.
“I bie më shumë para kanë hyrë në ekonomi, nëse shikohen katergoritë tjerë të shpenzimeve
“Është dezinformim me deklaratën tuaj se mungojnë para në ekonomi është e pavërtetë”,ka thënë Murati.
Lexo edhe: