74 vjeçari vdiq në plazhin e Velipojës, pushuesit bërtasin “marre” pasi ambulanca u vonua një orë
Një i moshuar humbi jetën sot në plazhin e Velipojës.
Viktima njoftohet të jetë nga qyteti i Ferizajt. Një pushues i cili me profesion është infermier kishte tentuar që të ndihmojë atë pas nxjerrjes nga uji, pasi që ambulanca raportohet të jetë vonuar për një orë.
Vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku, ndërsa Klan Kosova publikoi një video kur autoambulanca mori trupin e tij derisa pushues të shumtë u shprehën të revoltuar, duke e quajtur të turpshme vonesën e autoambulancës.
Lexo edhe
Pezullohet konkursi në Drejtorinë e Turizmit në Prizren, shkaku i parregullsive në përzgjedhje