Nis rënia e çmimeve të artikujve bazë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket lëvizjeve të çmimeve të artikujve bazë brenda javës.
Të dhënat e nxjerra nga raporti flasin për disa ndryshime të çmimeve, ku vërehet kryesisht një rënie e lehtë, transmeton IndeksOnline.
Derisa para një jave 30 copë vezë kushtonin 4.39 tani ato kushtojnë 4.31 euro, makaronat kushtonin 1.02 euro tani 500 gramë kushtojnë 0.97 euro, ajka kushtonte 1.63 euro tani ka çmim 1.55 euro, detergjenti për enë para një jave ka kushtuar 2.31 euro tani kushton 2.23 euro.
Ndërsa çmimi i artikujve tjerë bazë, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim ani pse muajin e fundit ka një rënie të ndjeshme të çmimeve të karburanteve.
Shikojeni tabelën e publikuar nga ASK: