26-04-2024

77 vjeçari nga Rahoveci, që ndërroi jetë sot nga koronavirusi kishte edhe sëmundje të tjera

Sot ka ndërruar jetë edhe një person nga koronavirusi në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 28-të në nivel vendi.

Pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë, njofton Klan Kosova.

Ai ndërroi jetë sot në ora 10:30.

Virusin e kishte marrë në repartin e Hemodializës në Spitalin e Prizrenit, i cili u bë burim infeksioni për shumë persona.

Edhe dje një paciente që ishte në dializë nga komuna e Dragashit vdiq pasi kontraktoi virusin në po të njëjtin vend.

Asnjë koment

Comments are closed.