03-05-2024

8 profilet e reja që do të shtohen në arsimin dual

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka treguar se duke filluar nga muaji shtator i këtij viti, do të shtohen tetë profile të reja në arsimin dual.

Këto profile që i ka treguar Kurti përmes një postim në Facebook janë: Rrobaqepësi, Automekanik, Metal përpunues, Përpunues i drurit, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Instalues elektrik, Tregti me shumicë dhe pakicë dhe Estetist.

“Përveç profileve kuzhinier, asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), floktar e murator, nga viti i ardhshëm shkollor do të fillohet edhe këto profile të reja në arsimin dual. Tashmë po zgjerohemi në 21 shkolla në 13 komuna të ndryshme, me 12 profile”, ka shkruar Kurti, të mërkurën. /Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.