17-05-2024

8 vajza adoleshente vrasin me thikë një të pastrehë në Kanada

Një krim i 8 vajzave që janë njohur përmes rrjeteve sociale ka shokuar Kanadanë. Ata akuzohen për vrasjen e një të pastrehu në Toronto, tha policia. Tre të moshës 13 vjeç, tre 14 vjeçare dhe dy 16 vjeçare vranë 59-vjeçarin në një shesh pranë Stacionit Qendror të Torontos pas mesnatës së 18 dhjetorit.

Kalimtarët që panë vajzat duke therur me thikë burrin informuan autoritetet. Burri u dërgua në spital me plagë të rënda por ndërroi jetë pak kohë më vonë. Oficerët e policisë arrestuan vajzat aty pranë pasi intervistuan dëshmitarët okularë. Policia beson se vajzat janë njohur në rrjetet sociale.

Asnjë nga identitetet e tyre nuk mund të publikohet sipas Aktit të Drejtësisë Penale për Rininë. Vajzat dolën në gjykatë në Old City Hall të dielën, u lanë në paraburgim dhe do të kthehen sërish në gjykatë më 29 dhjetor./abcnews.al/

Asnjë koment

Comments are closed.