24-11-2024

24 vite nga ekzekutimi i vëllezërve Bytyqi, zëdhënësi i DASh-it kërkon drejtësi për ta

Janë bërë 24 vite që kur në Serbi u ekzekutuan Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi.

Sot e asaj dite, familja Bytyqi nuk ka gjetur akoma qetësi, teksa autoritetet serbe të drejtësisë nuk kanë bërë akoma diçka për zbardhjen e këtij rasti.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në 24 vjetorin e vdekjes së vëllezërve Bytyqi, të cilët kishin shtetësi amerikane, i ka bërë thirrje Serbisë që të hetohet ky rast.

“24 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u ekzekutuan në paraburgimin e policisë serbe. Sërish i bëjmë thirrje Serbisë që të hetojë plotësisht këtë rast dhe të kërkojë llogari nga ata që e kanë kryer dhe kanë mbuluar këtë akt brutal. Ne do të vazhdojmë këtë thirrje deri në vendosjen e drejtësisë” ka thënë zëdhënësi i DASh-it.

 

Asnjë koment

Comments are closed.