83 vjeç dhe ende aktiv në politikë, Berlusconi rrëzohet në Zagreb
Ndonëse 83 vjeç, ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi vijon të jetë aktiv në jetën politike të Italisë.
Së fundmi Berlusconi ka qenë i pranishëm në konferencën e PPE-së, ku u bë edhe pjesë e një episodi mjaft të sikletshëm, pasi është rrëzuar.
Fillimisht të pranishmit menduan për një aksident me pasoja më të rënda, si fraktura e femurit.
Më vonë stafi i Berlusconit ka qetësuar të gjithë duke deklaruar se pas diagnostikimit nuk shfaqen thyerje të asnjë tipi, dhe bëhet fjalë vetëm me një goditje të fortë./i.o