Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Temperaturat në rritje dhe reshje shiu. Në fundjavë priten edhe reshje bore. Ky është moti që parashihet nga Prishtina Weather gjatë javës në vijim , raporton Gazeta e Prizrenit.
Nga mesi i javës një shtjellë ciklonike kalon përgjatë pjesëve veriore të rajonit, që do të sjell kushte për të reshura shiu ditën e enjtë, ndërkohë me shtrirjen e masave më të ftohta ajrore deri në fundjavë reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë. Temperaturat pësojnë rënie të premten në 5C, e deri në mbrëmje edhe në 0C e 1C.
Kushte më stabile në fillim të javës, me më pak qarkullim ajror, mbajnë ndotësit ajror të ngujuar pranë sipërfaqes, duke rritur koncentrimet e tyre edhe në vlera të larta të ndotjes. Indeksi i cilësisë së ajrit shkon edhe në vlera shumë të dobëta dhe shkurtimisht edhe në jashtëzakonisht të dobëta. Ditën e mërkurë pritet një përmirësim, pasi erërat jugore largojnë ndotësit, ndërsa indeksi do të zbres edhe në vlera të pranueshme.
Shtypja atmosferike pëson rënie nga mesi i javës, por më pas shënon një rritje, lartë mbi normale, deri në fundjavë.
