03-05-2024

Kështu duket tabela në Superligë, pas javës së parafundit të stinorit vjeshtor

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe javë e 17-të dhe e parafundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Drita triumfoi në derbin ndaj rivalit lokal, Gjilanit, me rezultatin minimal 0:1.

Me të njëjtin rezultat regjistroi fitore dhe Feronikeli ’74 si vendas ndaj Dukagjinit.

Ballkani, që regjistroi humbjen e parë të sezonit këtë javë, vazhdon të jetë lider në tabelë me 38 pikë, shtatë më shumë se Drita, që është e dyta. Gjilanasit kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Llapi është i treti me pikë të njëjta me Dritën, por llapjanët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar se “Intelektualët”.

Top-katërshja mbyllet me Malishevën, që ka grumbulluar 26 pikë deri më tani.

Pastaj vijnë Prishtina, Dukagjini, Feronikeli ’74, Gjilani, Fushë Kosova dhe Liria.

Tabela e Superligës pas javës së 17-të:

/Gazeta Express/

Asnjë koment

Comments are closed.