05-05-2024

Parashikimi i motit për të mërkurën

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu duke filluar nga orët e mëngjesit e deri rreth mesditës. Gjatë pasditës reshjet pritet të ndërpriten.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila sidomos në regjionin e Gjakovës pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-56 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 – 12 °C, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.