24-11-2024

88 prokurorë dhe 40 zyrtarë angazhohen nga Prokuroria për të mbrojtur votën gjatë zgjedhjeve

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka bërë të ditur janë angazhuar 88 prokurorë dhe 40 zyrtarë nga sistemi prokurorial për këtë proces zgjedhor.

Këto komente Pula i bëri në një konferencë shtypi të mbajtur midis Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Prokurorit të Shtetit; Këshillit Gjyqësor të Kosovës; Komisionit të Pavarur të Medieve dhe OJQ-ve.

Ajo shtoi se Prokuroria… dhe Policia e Kosovës do të arrestojnë dhe ndalojnë të gjithë votuesit dhe zyrtarët përgjegjës në çfarëdo mënyre tentojnë apo ndikojnë në keqpërdorimin e votës së lirë të sovranit.

“Prokurori i shtetit së bashku me policinë do të arrestojnë të gjithë që ndikojnë në keqpërdorimin e votës së sovranit”.

Fatime Dërmaku, nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, tha se kanë angazhuar 30 gjyqtarë për menaxhimin e zgjedhjeve, raporton EO-ja.

“Edhe Këshilli Gjyqësor është mobilizuar dhe do t’u dalë zot këtyre obligimeve. Këshilli Gjyqësor ka angazhuar 30 gjyqtarë”.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kemi angazhuar 8 gjyqtarë. Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar 4 gjyqtarë. Jemi në gatishmëri t’u përgjigjemi kërkesave eventuale”.

Shukri Syljemani, nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kryerjen të gjitha aktiviteteve gjatë zgjedhjeve, raporton EO-ja.

“Në emër të anëtarëve të PZAP-së zotohemi se do të përmbushen të gjitha obligimet që janë në përputhshmëri me zgjedhjet e përgjithshme.

Asnjë koment

Comments are closed.