27-04-2024

Mbi 50 të rinjë i bashkohen PDK-së në Prizren

Një numër, prej mbi 50 të rinj kanë aderuar, ka njoftuar PDK në Prizren.

Komunikata e PDK-së

Publikimi i programit #Rimëkëmbje të PDK-së, që në fakt është oferta e vetme serioze për zgjedhjet e 14 shkurtit nga partitë politike, për shumë qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët deri dje nuk kanë qenë pjesë e PDK-së kanë vendosur që ta përkrahin me votën e tyre PDK-në.

Kështu siç jemi dëshmitarë këto ditë të fushatës parazgjedhore, në PDK kanë aderuar me qindra përkrahës të rinj në PDK në gjithë Kosovën, përfshi këtu edhe intelektual të profileve të ndryshme. Vetëm në Degën e PDK-së në Prizren, duke përfshi këtu edhe nëndegët, deri më tash janë bërë rreth 200 aderime të reja.

Në vazhdën e aderimeve të reja dje më 1 shkurt 2021, në nëndegën e Qëndresës në prani të të gjithë kandidatëve për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga radhët e PDK-së në Prizren: Nezir Çoçaj, Kujtim Gashi, Luljeta Veselaj – Gutaj, Kadri Kryeziu, Gresë Baraliu, Veton Firzi, Kastriot Krasniqi dhe Alban Bislimaj. I pranishëm në këtë tubim parazgjedhor ishte edhe Shefi i Shtabit Zgjedhor z. Shaqir Totaj, ku kanë aderuar 60 të rinj në PDK. Disa të rinj që aderuan mbrëmë në PDK deri në zgjedhjet e fundit ishin aktivistë të Lëvizjes Vetëvendoje dhe të Nismës. Arsyetimi i tyre për aderimin në PDK ishte se PDK-ja është e vetmja parti, e cila angazhohet për Kosovën me program për të gjitha kategoritë.

Kryetari i Shtabit z. Totaj duke i prezantuar kandidatët për deputetë, ka theksuar se oferta e PDK-së është oferta më e mirë e mundshme, sepse në listën tonë ka specialistë të të gjitha fushave. Ndërsa kandidatët për deputetë, kanë shfletuar pjesë nga programi zgjedhor i PDK-së duke u ndalur me theks të veçantë për bujqësinë si fushë e interesit për banorët e fshatrave të Përdrinisë dhe për të rinjtë. Andaj, është koha dhe momenti i duhur për t’u rreshtuar në partinë e duhur, për qëllimin e duhur për rritjen e pagave në çdo sektor, për investime dhe punësime, për integrimin e vendit në organizmat ndërkombëtarë dhe për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ashtu siç ka emër Liria e Kosovës – UÇK-në, ashtu edhe ardhmëria e Kosovës e ka emër PDK-në, kanë theksuar në fjalimet e tyre kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së së Prizrenit.

Ndërsa në ditët në vazhdim gjatë ditëve të fushatës zgjedhore në kuadër të angazhimeve të Rinisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, do të aderojnë edhe disa dhjetëra të rinj studentë, kryesisht studentë të zhgënjyer nga subjektet tjera, që i kanë afruar më parë përmes frymës demagogjike.

Zyra për informim e PDK-së!

Asnjë koment

Comments are closed.