Mërgimtari vjen për pushime në Kosovë, e gjen shtëpinë të thyer e të vjedhur – dëmi rreth 40 mijë euro
Në një shtëpi në Vushtrri, pronari i të cilës jeton jashtë vendit bashkë me familjen e tij, shtëpia e tyre u thye nga hajnat të cilët pothuajse e shkatërruan, duke shkaktuar dëme në vlerë goxha të madhe.
Gazeta Sinjali mëson se rasti u zbulua pasi mërgimtari erdhi në Kosovë për pushime dhe gjeti shtëpinë të thyer e të vjedhur nga hajnat, ku për pasojë i doli punë të kërkonte ndihmën e Policisë.
Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit kanë vjedhur pajisje të ndryshme, orenditë që kanë gjetur, e madje kanë shkaktuar dëme në mure e deri te kulmi i shtëpisë – në vlerë të hiç më pak se 40 mijë eurove/
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.