27-07-2024

Prizren, arrestohet pasi duke bërë gara shpejtësie shkaktoi aksident

Një person është arrestuar në Prizren sot pasi dyshohet se kishte bërë gara shpejtësie dhe kishte shkaktuar një aksident.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje në lagjen “Dardania” kishte ndodhur ngjarja në fjalë.

“Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren me datën 06.02.2024 gjatë hetimit të një rasti aksident trafiku me lëndime i ndodhur 05.02.2024 rreth orës 20:40 në lagjen ‘’Dardania’’ në Prizren, përmes rrugëve operacionale ka gjetur prova të qëndrueshme se i dyshuari i cili ka shkaktuar këtë aksident trafiku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kishte pësuar vozitësi i automjetit, i cili para shkaktimit të aksidentit të trafikut dyshohet se kishte qenë duke bërë gara shpejtësie me një automjet tjetër i cili është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është E.K. viti i lindjes 2004 pas identifikimit është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalët në mbajtje për 48 orë dhe ndaj ti do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Aksident trafiku me lëndime”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Rrezikim i trafikut publik”. /KK

Asnjë koment

Comments are closed.