Ngritet aktakuzë kundër 12 personave, prej tyre 8 zyrtarë policorë
Ngritet aktakuzë kundër 12 personave, tetë prej tyre zyrtarë policorë.
Përmes një komunikate për media, PSRK-ja njofton se aktakuza kundër të akuzuarve është ngritur “për shkak të dyshimit të bazuar mirë se gjatë periudhës kohore shtator 2021 deri në korrik 2022, në pikë kalimin kufitar tek Hani i Elezit, gjegjësisht në zyrën e Evidencës Paraprake si dhe gjatë patrullimit si Njësi e Anti Kontrabandës në pjesën veriore por edhe në pjesë tjera të vendit, të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar policor, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme, me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar”.
“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve është Të pandehurit T.D, M.S, V.L, A.A, V.M, A.S, A.C, M.J, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” ndërsa të pandehurit B.K, A.A, S.S dhe D.I, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit””, thuhet në komunikatë./GS