Konflikt në Rahovec: 44-vjeçari sulmon zyrtarin policor, viktima përfundon në spital
Mbrëmë në një restorant në Rahovec, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal, 44-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, duke goditur me shishe qelqi policin.
Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.