27-07-2024

Avokati i vëllezërve Duraku: Klientët e mi nuk janë njohur me sulmuesit (VIDEO)

Avokati i familjes Duraku, Prek Kola, ka thënë që klientët e tij nuk i kanë njohur personat që kanë shtënë në drejtim të shtëpisë së tyre në Rahovec.

“Jo këta nuk janë njoftë, as klientët e mi nuk i kanë njoftë këta persona, qysh thashë, janë kanë në shpi t’u nejtë, edhe kanë dalë papritmas kur kanë fillu të shtënat drejt shtëpisë së tyne”, ka thënë Kola në Kosova Today të Klan Kosovës.

“Jo jo, nuk i kanë njoftu, këta nuk e dinë deri në atë ditë gjykatë që kemi dalë për këta persona nuk i kemi njoftë”.

Sidoqoftë, Kola e sqaroi që familja Duraku nuk i kanë njohur të dyshuarit, por e dinë se nga cila familje vijnë pas identifikimit të tyre nga policia.

“Po atë natë nuk i kanë njoftë kush janë, kur janë ardhë policia i kanë marrë emrat e tyre, e kur janë identifiku personat atëherë si famile po, por natën kritike kur kanë fillu të shtënat nuk i kanë njoftë në natën kritike, por kur kanë ardhë në polici, masanej e kanë marrë vesh se cila familje janë”.

 

Asnjë koment

Comments are closed.