20-04-2024

9-vjeçari Trojan Kajdomqaj ka nevojë për ndihmë

Mbi 60 mijë euro është shuma për të cilën vogëlushi 9-vjeçar Trojan Kajdomqaj nga Gjakova ka nevojë për ndihmë. Kjo shumë për familjen e vogëlushit është e papërballueshme. Babai i Trojanit, i cili është edhe veteran i luftës thotë se kjo shumë është mjaft e kushtueshme për familjen teksa ka treguar për gjendjen e Trojanit.

“Trojani aktualisht është në gjendje më të mirë. Për herë të parë ka filluar me lëvizë, pasi ka qenë 1 muaj e gjysmë në komë. Trojani problemin e parë e ka pasur më 5 shkurt për shkak të zorrës qorre që i ka pëlcit”, ka thënë babi i tij, Tahiri.

Ai kërkon ndihmën e qytetarëve që Trojanin ta kenë sa më shpejt afër familjes, pasi është duke u trajtuar në një spital privat në Shkup.

“Shuma që kërkon trajtimi i tij është mbi 100 mijë euro. Njëra pjesë e shumës është paguar prej 55 mijë euro, kurse shumë që na duhet për ta paguar pjesën tjetër është përafërsisht mbi 60 mijë euro”, ka shtuar ai.

Ai thotë se sipas mjekëve edhe pas 6 muajsh vogëlushi do t’i nënshtrohet edhe dy operacioneve të tjera.

Në Kosovë nevoja për shërim mbetet e lartë, sidomos e atyre të cilët kërkojnë ndihmë jashtë shtetit.

Sipas Fondit për sigurime shëndetësore, ndër sëmundjet me të shpeshta që kërkojnë ndihmë financiare për shërim jashtë vendit janë: sëmundjet malinje (si leukemia), sëmundjet e kardiokirurgjisë së fëmijëve, rastet ortopedike etj. /rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.