Theret me thikë një shqiptar në Londër – U gjet i vdekur në veturë
Një person është gjetur i vdekur në një veturë në veri-perëndim të Londrës rreth orës 17:30 ditën e hënën dhe tashmë policia e ka indentifikuar atë, raporton Sinjali.
Bëhet fjalë për shqiptarin, Bajram Luli që u gjet i therur me thikë në veturë në vendin e quajtur Sudbury Heights Avenue, Greenford
Familja e viktimës është informuar për rastin dhe se policia angleze është në kërkim të dyshuarit të këtij krimi makabër që me thikë la të vdekur 27 vjeçarin shqiptar.
![Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 132922828_greenford.jpg.webp](https://i0.wp.com/sinjali.com/wp-content/uploads/2024/03/image.webp?resize=1024%2C576&ssl=1)
“Ky është një imazh shumë i qartë dhe unë do të doja që kushdo që e njeh këtë njeri të kontaktojë menjëherë policinë. Hetimi po vazhdon me ritme dhe ne po punojmë fort për të siguruar drejtësi për familjen dhe miqtë e personit që u godit me thikë për vdekje”, thuhet në raportin e Policisë.